Safet Gjici ka refuzuar 850 mijë dollarë për Sindrit Gurin. Kukësi e ka ndarë mendjen, nuk e lë të lirë pa 1 milion euro “sulmuesin e artë” dhe tashmë kërkon që të ruajë edhe 20% të vlerës së kartonit. Menaxheri korean, i cili ndoqi shkodranin në ndeshjen e fundit kundër Laçit, i ka bërë klubit verilindor ofertën zyrtare.

Skauti në fjalë, i cili kishte ardhur si përfaqësues i Ganguan FC në Shqipëri, pasi u bind nga paraqitja e 24- vjeçarit, rezervoi takim me Safet Gjicin për të folur me detaje për transferimin e Gurit. Takimi ishte lënë në orën 09:00 në një prej bareve që zotëron vetë kreu i klubit. Por, gazeta mëson se presidenti Gjici e ka lënë përreth tre orë në pritje agjentin korean dhe personin që e shoqëronte, pasi i ka dal një takim i papritur politik.

DETAJET E TAKIMIT
Palët janë takuar rreth orës 13:00 dhe biseda ka zgajtur rreth 25 minuta. Gazeta mëson se palët nuk kanë rënë dakord. Edhe pse përfaqësuesi korean, në emër të klubit të tij, ka rritur ofertën nga 500 mijë euro në 750 mijë dollarë, shuma në fjalë është refuzuar nga kreu i klubit verilindor me pretendimin se është e ulët.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-ja-shuma-qe-kerkon-gjici-per-gurin-detajet-e-gjithe-ofertes-koreane/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: