TIRANE-Kjo është një video ilustruese që dëshmon sesi transferohen paratë në pistën e aeroportit drejt avionit.

Gazetari investigativ i News24, Artan Hoxha shprehet se, në 18 muaj kanë ndodhur 3 grabitje të të njëjtit stil si në grabitjen e sotme në aeroportin e Rinasit. I ftuar ne rubriken ‘Opinion’ në “News24”, Hoxha thekson se transferta e parave nga bankat e nivelit të dytë me makina të blinduara është informacion i klasifikuar dhe pakkush ka dijeni mbi levizjet e tyre.

“Në të treja rastet janë marrë shumë të mëdha parash, thasë me para. Në të treja rastet, grabitësit kanë pasur informacion të saktë për destinacionin e parave dhe kanë studiuar lëvizjet e makinave të transportit. Ndaj them se është i njëjti stil, e njëjta dorë që ka bërë grabitjen. Sepse lëvizja e parave në raste të tilla është informacion i klasifikuar. Shumë pak persona kanë dijeni të lëvizjes së parave”.

Hoxha e konsideron grabitjen e sotme të përmasave të filmave hollivudiane dhe madje e etiketon, spektakolare. Sipas tij, grabitja ndodh dhe në kohën kur Policia ka përforcuar masat në kuadër të luftës anti terrorizmit.
“Si një skenë filmi”, thotë Hoxha.

Rastet qe ilustroi gazetari Hoxha
-13 Shkurt, 2015. Grabiten 900 mijë paund, 800 mijë franga dhe 16 mijë e 100 euro. 8 Milionë euro në total. Tek banka e nivelit të dytë, pranë Stacionit të Trenit në Tiranë. Makina e grabitësve gjendet e djegur.
U arrestuan 8 punonjës të shoqërisë private.

-3 Dhjetor, 2015. 3.8 milion euro, tek kryqëzimi i Domjes, në Kashar. Paratë shoqeroheshin nga mjete të blinduara të një shoqërie private. Makina e grabitësve gjendet e djegur.
U arrestuan 6 punonjës të shoqërisë private.

-30 Qershor 2016. Shumë përflitet në disa qindra deri milionë euro. Makina e autorëve gjendet e djegur.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: