Maria Gianni ka dalë e gjallë nga rrënojat e banesës së saj vetëm sepse përdori një jastëk të cilin e vuri mbi kokë i ka shpëtuar jetën.
“Në njërën anë i gjithë muri ra, por mua nuk më goditi”, tha ajo për agjencinë e lajmeve AP.

“Por edhe nga ana tjeter e dhomes u rrezua muri tjeter, por prapë nuk më goditi, edhe pse ndodhi fare pranë meje, shumë afër meje, dhe për fat të mirë nuk pësova gjë. Por pas mureve, ai qe u shemb e ra mbi kokën time ishte tavani. Ne cast arrita të vendos një jastëk mbi kokë dhe nuk u godita, për fat të mirë”.

Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli.

Mediat, referuar autoriteteve raportojnë se pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

Viktimat e para u konfirmuan nga shembja e banesës së tyre në Pescara të Trontos, një zonë në Arquata.

Pasojat e tërmetit jane te tmerrshme. Numri i viktimave pritet te rritet.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: