Sarah Bromby, një grua shtatzënë nga Anglia, ka incizuar momentin kur e njoftoi djalin e saj pesëvjeçar se është në pritje të fëmijës së dytë.

Video tregon djalin e entuziazmuar kur kupton se nëna është në pritje të fëmijës.

“Në të vërtetë po e mban një bebe? Do të bëhem një vëlla i madh!”, dëgjohet djaloshi duke bërtitur.

“Ai mund të flejë në shtratin tim nëse do”, vazhdon pesëvjeçari i gëzuar me lajmin e marrë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb