Shumica e njerëzve ndjehen të lodhur dhe frustruar qw kur zgjohen herët në mëngjes për të shkuar në punë. Frustrimi i mungesës së energjisë për shkak se nuk kemi kryer ushtrime fizike, nuk kemi ngrënë mëngjes apo nuk kemi bërë mjaftueshëm gjumë mund të ndikojë keq në performancën tonë të punës.
Të pasurit një stil të shëndetshëm të jetës është një gjë e rëndësishme në punë, pasi pasqyron në performancën tonë.

Konsumoni ujë
Konsumimi i ujit jo vetëm që na mban të hidratuar, por edhe më energjik. Uji i largon toksinat dhe u jep atë ndjenjën e të qenit i/e plotë, prandaj jeni më të prirur të mos ushqeheni me ushqime të këqija. Sa më shumë ujë të pini, aq më shumë udhëtime për në tualet do të bëni, gjë që ju inkurajon të lëvizni përgjatë ditës.

Ushqimi i shëndetshëm
Shumica nga ne e kemi përjetuar atë momentin e pasdites ku vetëm duam të hamë diçka, shpeshherë diçka të kripur ose me sheqer. Por, mos bini viktimë e këtyre dëshirave jo të shëndetshme. Mbani ushqime të shëndetshme afër dhe qëndroni të përgatitur kur jeni të uritur. Mollët, jogurti, frutat dhe karotat janë opsione të mira për t’i mbajtur në tavolinë të punës apo frigorifer.

Meditim
Bërja e gjërave rutinore e heq lumturinë dhe ndërton frustrimin në punë. Praktikimi i meditimit na ndihmon të ngadalësojmë me gjërat dhe të jemi mjaftueshëm prezent, për t’i njohur gjërat e vogla të cilat na sjellin kënaqësi në punë. Gjithashtu, meditimi na ndihmon t’i shohim më qartë qëllimet tona dhe të jetojmë një jetë më të kompletuar.

Aktivitetet e vogla fizike
Kur jeni në punë, shtoni edhe pak aktivitet fizik rutinës tuaj ditore. Në vend se të përdorni ashensorin, ngjituni shkallëve ose nëse përdorni transport publik, ndaluni një stacion më herët dhe ecni për në punë. Gjatë pushimeve të drekës dilni dhe ecni me kolegët.

Bëni një pushim 5-minutësh
Herë pas here pushoni sytë duke shikuar një objekt të caktuar. Ndryshoni detyrat që i keni për t’i vënë në funksionon muskujt tjerë. Bëni ushtrime të zgjatjes në tavolinë. (tg)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb