TIRANE- Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbjen e parë mbrëmjen e djeshme ndaj Portugalisë në Grupin I kualifikues për Euro 2016, por akoma ka gjasa të mëdha për të siguruar kualifikimin historik.
Në këtë grup teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje për Shqipërinë, prin Portugalia me 15 pikë. Danimarka ka 12, ndërsa kuqezinjtë kanë 11. Danimarka ka një takim më shumë të zhvilluar se portugezët dhe shqiptarët. Në takimin e ardhshëm dhe të fundit për të, ajo udhëton si mysafire e Portugalisë, ndërsa Shqipëria pret Serbinë dhe më pas udhëton në Armeni.

Nëse Danimarka mposht portugezët, gjërat do të komplikoheshin për Shqipërinë, pasi do t’i duheshin dy fitore nga dy ndeshjet e mbetura. Por, nëse Danimarka humb në Portugali, Shqipërisë i mjaftojnë dy pikë nga dy ndeshjet për t’u kualifikuar më tej. Nëse Danimarka dhe Portugalia barazojnë në xhiron e ardhshme, Shqipërisë i duhet një fitore nga dy ndeshjet për të hyrë në histori.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: