Sigurisht nuk është “Strangelove” dhe për këtë garanton Obama. As edhe Robert Redford e Michael Douglas, që janë pak si shumë të ngjashëm me klone të John F. Kennedyt. Por një detaj i manjatit mund ta gjesh tek “Air Force One” dhe Deep Impact. Por edhe një personazh që nuk e prisni…

Nga cili president i kinemasë mund të frymëzohet Donald Trumpi? Eshtë një njeri i suksesit, madje edhe njeri i spektaklit. Ai është çimentuar në shfaqjet televizive me talente, në ato të mundjes amerikane, ka hyrë në kinema duke luajtur vetveten. Një përpjekje për të gjetur një prej presidentëve amerikanë të krijuar nga kinemaja. Por gjithësesi, The Donald mbetet unik.

Harrison Ford – Air Force One

screen-shot-2016-12-08-at-10-42-12-am

Mund të qëndrojë krahasimi. Një president i keq nëse duhet, i vendosur në çdo moment, që u kundërvihet terroristëve të cilët kanë rrëmbyer avionin presidencial. Batuta më e famshme e filmit (“Zbrit nga avioni im!”) ndërkohë që me një goditje hedh mes reve kreun e komandos, mundet që fare mirë të jetë pjesë e repertorit të The Donald. Problemi është nëse sërish dëshiron që të fluturojë me Air Force One, duke parë që kushton.

Bill Pullman – Independence day

screen-shot-2016-12-08-at-10-42-56-am

Presidenti më apokaliptik i kinemasë, ai që duhet të përballojë një pushtim alienësh dhe të shpëtojë njerëzimin (edhe pse më pas nuk i evakuon qytetet…) shpresojmë të mos i ngjajë. Por si e ka thënë edhe Obama, “Zgjedhja e Donaldit nuk është Apokalipsi”.

Kevin Kline – Dave, President for a day

screen-shot-2016-12-08-at-10-43-37-am

Një sozi që merr vendime të shpejtë dhe zgjidh probleme në dukje të pazgjidhshëm. Mund të jetë një zgjedhje, por vetëm nëse merret seriozisht Michael Moore, i cili thotë se Trumpi nuk do të mbërrijë në fund të mandatit sepse do të dorëhiqet më herët. Por po sikur të dorëhiqet sozia e Trumpit…?

Robert Redford – The Candidate

screen-shot-2016-12-08-at-10-45-24-am

Edhe pse në film nuk është president por vetëm një aspirant për t’u bërë president, Robert Redford është prototipi i përsosur liberal, i pashëm dhe politikisht korrekt. Problemi i vetëm: një ekzemplar i tillë nuk ekziston as në natyrë.

Jack Nicholson – Mars Attack

screen-shot-2016-12-08-at-10-46-03-am

“Universi nuk është mjaftueshëm i madh për ne?” Kështu i thot Nicholson marsianit që ka përkarshi: përse të shkatërrojmë, kur mund të krijojmë? Përse të mos bashkëjetojmë?” Një fjalim shumë i bukur, po të mos i kushtonte shtrenjtë presidentit. Trumpi nuk do ta bënte kurrë: më mirë një mur në Mars…

Michael Douglas – “The american president”

screen-shot-2016-12-08-at-10-47-18-am

Eshtë demokratik kështu që nuk shkon. Eshtë për reduktimin e armëve, kështu që s’bën krahasimi. Mbështetet nga lobet e të gjelbërve, kështu që zëre se nuk e thamë.

Morgan Freeman – Deep Impact

screen-shot-2016-12-08-at-10-47-59-am

Kometa që shkatërron tokën dhe cunami që përmbyt Nju Jorkun, shpellat e ndërtuara për të shpëtuar racën njerëzore, por vetëm një milionë persona dhe jo shtatë miliardë. Megjithatë fjalimi final ka të bëjë me ringjalljen e vendit. Që është si të thuash: “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”.

Peter Sellers – Dr. Strangelove

screen-shot-2016-12-08-at-10-48-43-am

Jemi në fundin e njerëzimit. Provokuar nga një president i dobët e i pasigurtë. Më mirë jo. Më mirë versioni i Alberto Castagnas.

Leslie Nielsen – Scary Movie

screen-shot-2016-12-08-at-10-49-21-am

I çmendur ashtu si çdo film i Leslie Nielsen. Plot me gafa. I parezistueshëm. Mund të jetë Trumpi, por vetëm ai i fushatës elektorale. më pas gjithçka ndryshon…

Henry Fonda – Fail Safe

screen-shot-2016-12-08-at-10-49-55-am

Një president që bombardon Manhatanin për t’u treguar rusëve që sulmi bërthamor ndaj Moskës ka qenë frut i një gabimi. Bir i fiksimit bërthamor të Amerikës, dhe jo vetëm, i Luftës së Ftohtë më mirë. Tani mjafton të kihet mendja tek bërthamorja iraniane. Që nuk është e njëjta gjë / Il Giornale – bota.al

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: