PRISHTINE- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka thirr në takim sot të gjithë drejtuesit e subjekteve politike parlamentare. Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Visar Ymeri dhe Fatmir Limaj, kanë marrë ftesat që sot të jenë në një tavolinë.

Por, jo të gjithë do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese. Mustafa dhe Thaçi kanë qenë të gatshëm menjëherë t’i përgjigjen ftesës duke e parë të arsyeshme se dalja nga kriza duhet të bëhet vetëm me dialog.

Ftesës i është përgjigjur edhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Ai, është politikani i vetëm nga opozita e bashkuar që iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe konsideron se mos-shkuarja në takim nënkupton izolim të kauzës së opozitës.

“Vetizolimi i udhëheqësve opozitarë është izolim i kauzës sonë të drejtë”, ka thënë Haradinaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: