TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji thotë se eurot e kapura sot në Durrës janë 200 kilogramë. Në një status në “Facebook”, Salianji duke reaguar pas kapjes së shumës marramendëse në Durrës thotë se janë aq shumë sa po i peshojnë dhe jo numërojnë. Ai shtron pyetjen se përse nuk shkohet asnjëherë tek zbulimi i plotë i grupit kriminal.

“Eurot e kapura në Durrës janë aq shumë sa i masin me kilogram, kanë peshuar 200 kilogram Euro të kapura, pas sinjalit të ndërkombëtarëve.
Në Republikën e Rilindjes vlera e parave peshohet nuk numërohet.
Pyetja qe mbetet përherë, pse nuk gjurmohen paratë deri në fund? Pse nuk shkohet asnjeherë tek zbulimi i plotë i grupit kriminal?”, shkruan Salianji.

Salianji fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb