JAPONI-Është 11 të vdekur dhe 3 të humbur bilanci i tufanit që ka goditur rajonin e Tohoku, ne Verilindje të Japonisë.
Policia ka njoftuar se ka gjetur 9 trupa në një azil pleqsh, ndërsa 2 të tjerë janë gjetur pranë një lumi në qytetin e Iwazumi dhe Kuji.
Vendi është i njëjtë që u godit në 2011 nga cunami shkatërrues.
Viktimat mendohet se kanë vdekur për shkak të baltës që ka përmbytur shtëpinë e tyre të azilit.
(da.xha/BalkanWeb)