Japonia ditën e Marte dërgoi satelitin e katërt në orbitë të sistemit të pozicionimit global me të cilin shpreson të inkurajojë bizneset të reja dhe të nxisë rritje ekonomike.

Sateliti i katërt Michibiki u lëshua nga platforma Tanegashima në Jug të Japonisë dhe kishte në bord një raketë H-2A të cilës i duheshin vetëm 28 minuta për të prekur orbitën tha Agjencia Japoneze e Eksplorimit Hapësinor.

Me katër satelitë të cilët sillen në një orbitë në formë tete, zona nga Japonia në Australi do të kenë mbulim të pandërprerë duke filluar nga Prilli i vitit të ardhshëm.

GPS-të Japoneze mund të përcaktojnë vendodhjen e pajisjeve në vetëm pak centimetra krahasuar me sistemet Amerikane të cilat kanë një saktësi deri në 10 metra.

Deri më 2023 Japonia shpreson se do të ketë deri në shtatë satelitë të pozicionimit global në hapësirë, njofton PCW.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: