Një shërbim makinash me sistem vetëdrejtimi mund të vihet në funksion në rrugët publike të Tokios gjatë lojërave Olimpike që pritet të mbahen në 2020-ën.

Ky propozim është pjesë e një pakete të re fiksale dhe ekonomike prezantuar tek Kryeministri Shinzo Abe.

Në draft thuhet se qeveria dëshiron të testojë një sistem të tillë në mënyrë që ta ofrojë gjatë lojërave olimpike 2020.

Më pas synohet komercializimi në 2022. Ekonomistët shohin potencial të madh në zhvillimin e teknologjive autonome dhe inteligjencës artificiale e cila mund ti ndihmojë bizneset të përballen me rënien e fuqisë punëtore.

Megjithatë kompanisë Japoneze nuk kanë arritur të mbajnë ritmin e atyre Evropiane dhe Amerikane në këtë drejtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: