Nga mesi i Janarit Alvaro Morata ka qenë i padisponueshëm për Chelsea-n duke lënë një boshllëk në majën e sulmit. Sulmuesi spanjoll që u ble për 85 mln euro ka pësuar një dëmtim në shpinë që sipas Antonio Conte-s mund ta mbajë jashtë deri në fund të sezonit.

Trajneri italian shprehet: “Nëse më pyetni, nëse do të jetë jashtë për një ditë, një muaj apo pjesën tjetër të sezonit, nuk e di, prandaj jam pak i shqetësuar. Ai ka një problem në shpinë, teksa po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për ta korrigjuar”.

Ky fakt i ka shqetësuar shumë tifozët e Chelsea-s, po si duket jo vetë futbollistin i cili së fundmi shfaqet i lumtur dhe tepër në formë.

Në një video të postuar në ‘instagram’ nga Alice Campello, gruaja e futbollistit, Morata shihet teksa kërcen dhe mban në krahë bashkëshorten e tij. Kjo ka bërë që tifozët e “bluve” të Londrës ta komentojnë negativisht ‘bomberin’ e tyre pasi kurrizi i tij është i aftë të mbajë pesha.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb