TIRANE– Me rastin e javës së ndërgjegjësimit ndaj antibiotikëve, kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një studenteje të quajtur Maria, e cila studion për farmaci. Në videon e publikuar nga Rama jepet një mesazh se si nuk duhet të abuzohet me përdorimin e antibiotikëve, pasi ulet imuniteti i trupit.

Statusi i Ramës:
Përshëndetje zoti Kryeministër!
Unë jam Maria, një studente në vitin 4 Farmaci.
Është java e ndërgjegjësimit ndaj antibiotikëve, dhe departamenti jonë në bashkëpunim me Zërin e Integrimit ka realizuar një video që duhet të shihet nga të gjithë shqiptarët. Do të ishim shumë të lumtur nëse ju e shpërndani videon në faqen tuaj të Facebook-ut.
Faleminderit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: