Jay Z ka ofruar 40 milion euro për të blerë të gjithë produksionin muzikor të Prince, mbetur e papublikuar pas vdekjes së tij, në rezidencën e Paisley Park.
Lajmin e ka dhënë website Tmz, i cili sqaron se reperi dhe producenti ka formalizuar propozimin në New York, gjatë një takimi me motrën e Prince, Tyka Nelson dhe bashkëshortin e saj Maurice Phillips.

Pavarësisht lajmit shifra akoma nuk është konfirmuar nga stafi i Jay Z, edhe për faktin që shitja nuk duket e lehtë. Tyka është e fundit motër ‘legjitime’ e Prince, por për të proceduar për shitjen është e nevojshme marrëveshja me të gjithë vëllezërit e tjerë (John, Omarr dhe Alfred) si dhe motrat (Norrine dhe Sharon).
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb