Një tjetër risi për Kombëtaren shqiptare të futbollit. Në prag të “Euro 2016”, Kombëtarja shqiptare po përdor teknologjinë pasi në stërvitje janë parë që shumë lojtarë mbajnë veshur një “jelek” të zi.

Ky jelek shërben për të matur të dhënat e lojtarëve, nëpërmjet sistemit GGS, shkruan JOQ. Informacionet e marra nga ky sistem i shërbejnë stafit teknik të skuadrës për të marrë informacion mbi çdo element stërvitor të kuqezinjve si për sa i përket përkushtimit të çdo lojtari në stërvitje apo ndeshje, duke nisur nga kilometrat që secili prej tyre përshkruante në fushë.

Në sfidën me Katarin, futbollistët tanë kishin të veshur poshtë fanellave këta jelekë që arritën të zbulonin se Andi Lila është lojtari i cili ka vrapuar më shumë duke përshkruar plot 12.8 km.

Reparti që spikati më shumë ishte mesfusha, ndërsa Lila konfirmoi se është një nga lojtarët më të rëndësishëm që ekipi ka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: