Jennifer Lawrence, do të jetë nën petkun e Dominika Egorova, në filmin ‘Red Sparrow’, ish balerinë që bëhet një spiune ruse. Për të mësuar të vrasë, ajo i nënshtrohet një stërvitjeje të vështirë si dhe pozicione të një shërbimi sekret.

Mes të tjerash ajo është shfaqur nudo në një sallë të mbushur me njerëz. Pas këtij filmi Laërence nuk do të xhirojë për një vit, duke zgjedhur ti dedikohet impenjimeve të saj në organizatën “Represent.Us”.

“Ka një skenë të veçantë në film ku unë shfaqem nudo përballë një skenë të mbushur me njerëz’ ka thënë Lawrence në një intervistë për Entertainment Tonight. “Kështu ka qenë në xhirime, por në realitet nuk ishte kaq keq!

E turpshme? Jo për Jennifer. Artistja amerikane ka treguar pak ditë pas daljes së filmit se nuk ka ndjerë aspak turp kur ka dalë nudo. ’Të gjithë më bënë të ndjehem mirë, saqë në një pikë fillova unë të vë të siklet të tjerët’, ka thënë Lawrence.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb