Jennifer Lopez, u bashkua me guvernatorin e New Yorkut, Andrew Cuomo në një konferencë shtypi, ku njoftoi se do të dhurojë 1 milion dollarë për të prekurit nga uragani në Porto Riko dhe në Karaibe.

48-vjeçarja, përmes gjuhës spanjolle e më pas angleze, njoftoi se këtë vendim e ka marrë bashkë me burrin e saj.

“Unë dhe Alex Rodriguez, kemi marrë vendim të japim mbështetjen tonë për të prekurit nga uragani Maria në Porto Riko dhe Karaibe”, ka thënë Lopez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: