Ajo është shumë e shqetësuar për tradhtinë. Jennifer Lopez ka rreth 5 muaj që është në lidhje me Alex Rodriguez, por duket se ka dyshime për dashurinë e tij dhe është e shqetësuar se ai mund të dalë me femra të tjera.

lopez

Sipas burimeve të brendshme të ‘Us Weekly’, thuhet se 47-vjeçarja ka punësuar një agjent privat që ta ndjekë dhe të raportojë çdo vend që shkon ai.

lopez (1)

“Ajo është shumë e lidhur me Alex dhe dëshiron që lidhjatë funksionojë,” tha burimi. “Pra, ajo po përpiqet të kontrollojë sa më shumë që të jetë e mundur”.

Lopez 2

Pasi 41-vjeçari e zbuloi këtë gjë, mes tyre ka shpërthyer një zënkë e madhe. Por, “Dailymail” i hodhi poshtë të gjitha duke thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.

Nuk dihet akoma asgjë, pasi asnjëri nuk ka reaguar për këtë rast. Ndërkohë, dihet se Alex u nda nga ish gruaja në 2008 për një tradhti nga ana e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: