SHBA – Jennifer Lopez tregon një nga momentet më të sikletshme të jetës së saj. Në një intervistë për ‘Harper’s Bazaar’ këngëtarja e njohur tregon për ngacmimin seksual nga një regjisor i njohur në fillimet e karrierës së saj në vitet 90’.

“Ishte një nga provat e mia të para si aktore. Regjisori më tha të hiqja bluzën dhe t’i tregoja gjoksin, por sigurisht që unë nuk e bëra. Edhe pse isha pa eksperincë e dija që sjella e tij nuk ishte normale.

Kur iu përgjigja regjisorit që nuk do e bëja një gjë të tillë, isha e terrorizuar. Kujtoj që zemra më rrihte fort në kraharor, e më pas mendova: Ky burrë do më japë një punë”.
“Sigurisht, bëhej fjalë për një nga filmat e mi të parë. Por në mendjen time isha e qartë që ajo lloj sjelljeje nuk ishte e duhura. E di shumë mirë që mund të përfundonte në një tjetër mënyrë, por shpirti brenda meje më kujtoi që ne disa gjëra nuk i bëjmë”- përfundon këngëtarja e njohur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb