PRISHTINE- Jep dorëheqje zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë Besnik Beka. Ky fakt është konfirmuar edhe nga vet zyrtar për lajmi.net, ndërsa tregoi edhe arsyet se pse mori këtë vendim. Sipas tij fakti se nuk punohej më të njëjtën dinamikë, e ka bërë Bekan që të jepte dorëheqje. “Mund të ju konfirmoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit në MZHE.

Kryeministri kohë më parë na ka ftuar në takim për të raportuar në lidhje me punët që na janë ngarkuar, mirëpo ky takim ishte shumë formal. Takimi nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe si i tillë nuk jam i interesuar të punoj me këtë dinamikë të qeverisjes së ministrit Lluka, dinamikë kjo që po diktohet nga partitë tjera, por vetëm nga AKR-ja jo, dhe në këtë mënyrë nuk po zbatohet plan-programi i AKR-së”, deklaroi Beka për lajmi.net.

Vlen të theksohet se Beka kishte marrë pozitën e zëvendësministrit në MZHE para tetë muajve. Në zgjedhjet e fundit lokale kishte qenë përfaqësues i listës së asamblistëve të AKR-së në Mitrovicë dhe Shef i Shtabit Zgjedhor të Agim Bahtirit, në garën për kryetar të Mitrovicës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: