TIRANE- Ambasada e SHBA-së në vendin tonë reagon pas votimit në OKB pro rezolutës anti-Trump.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat sqarohet se SHBA-të dhe Presidenti Trump thjesht kanë pranuar një të vërtetë të thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit.

Ambasada në Tiranë sqaron se SHBA-të do vijojnë të punojnë për paqen, ndërsa nuk komentojnë rreshtimin e Shqipërisë krah vendeve që votuan pro rezolutës.

Menjëherë pas votimit në OKB i ashpër ishte qëndrimi i ambasadores së SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, e cila paralajmëroi se do t’i mbanin shënim emrat e atyre që iu dolën kundër.”Ky votim do të bëjë dallimin në atë se si amerikanët shikojnë Kombet e Bashkuara dhe si shikojmë vendet që na respektojnë në OKB. Dhe ky votim do të mbahet mend”,- tha ajo.

DEKLARATA E PLOTE
“Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez.
ambasada

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb