Për katër sezone në Britani dhe Australi ajo ka qenë pjesë e programit që përzgjedh zërat më të mirë, “The Voice”, Jessie J kësaj here ka preferuar të jetë konkurrente e një programi të ngjashëm me “X Factor” në Kinë.

Teksa për 3 muaj ajo ka konkurruar me disa prej këngëtarëve më të mirë të Kinës, ajo ka mundur të shpallet fituese e këtij konkursi.

Në finalen e X Factor ajo ka performuar këngën e Whitney Houston “I will Always Love You”, duke i mahnitur të pranishmit në sallë dhe të gjithë ata që po e ndiqnin nga ekrani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: