FRANCE-Vetëm disa metra larg një tempulli të braktisur, është gjetur kjo grua në formë të fetusit, që besohet të jetë e kohës së civilizimit Inka.

Arkeologët e kanë gjetur rastësisht trupin e gruas, që mendohet të ketë vdekur në moshën 50 vjeçare, në Pachacamac, në Lima të Perusë, dhe të ketë jetuar në vitet 800 apo 1 450.

 

Në të njëjtin vend janë gjetur rreth 70 skelete të tjera, mes tyre edhe shumë trupa të fëmijëve, që besohet të jenë vrarë në rituale të ndryshme fetare.

Por kjo mumje, ishte më e veçanta pasi është ruajtur në tërësinë e saj. Me kujdes maksimal arkeologët janë munduar të mos e dëmtojnë atë kur e kanë dërguar në një ekspozitë në Francë. Ekspozita do të hapet pas një muaji në Lion.
Pjesa e zonës së tempullit konsiderohet si një ndër më të rëndësishmet për Amerikën Jugore.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb