TIRANE– Artistët vijojnë të protestojnë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Ata janë mbledhur tek godina e Teatrit paraditen e sotme për të protestuar, ndërsa u janë bashkuar qytetarë të profesioneve të ndryshme si dhe shoqëria civile.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar në profilin e tij të Facebook videon e protestës së artistëve pranë Teatrit Kombëtar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste.

‘Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime’- shkruan Basha në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: