Ngrirja e vezëve të Bleonës shkaktoi reagime të shumta dhe debate në rrjetet sociale, pasi ishte këngëtarja e parë shqiptare që pranoi dhe demonstroi këtë procedurë. Por duket se Bleona nuk është as e para dhe as e fundit që bën një veprim të tillë.

Së fundmi është këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare dhe me famë ndërkombëtare, Rita Ora që ka kryer të njëjtën procedurë para 6 vitesh. Gjatë një interviste për ‘Daily Mail’, këngëtarja tha se dëshiron të ketë një familje të madhe në një të ardhme, ndërsa zbuloi se ka ngrirë vezët në moshën 20-vjecare.
4696EA4E00000578-0-image-a-60_1511310974966
“Ka qenë propozimi i mjeku tim të familjes. Ai më tha kur isha 20-vjece se është mosha e duhur për të ngrirë vezët, pasi isha e shëndetshme dhe nuk duhet të shqetësohesha më vonë për këtë cështje”- tha 26-vjecarja.
BlogPicMain2254-635999464020707635
Kujtojmë se shumë personazhe të njohur kryejnë procedurën e ngrirjes së vezëve për shkak të angazhimeve me karrierën dhe profesionin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: