TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka propozuar deputetin Spartak Braho për anëtar të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Propozimi është bërë sot dhe në bazë të tij Braho do të zërë vendin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Braho do të jetë anëtar zëvendësues edhe në Komisionin e Sigurisë. Ai ka qenë më herët kryetar i Komisionit të Sigurisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: