Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Jo vetëm Maradona, të gjithë kundër Icardi-Wanda: Duhet t’ju vijë turp!

362519_TS_14-02-18_7398070150_

Jo pak personazhe të njohura dolën kundër çiftit Mauro Icardi-Wanda Nara kur këta të fundit zyrtarizuan lidhjen e tyre vite me parë. Ndërkohë që një legjendë si Maradona ka shfrytëzuar thuajse çdo mundësi për të sulmuar futbollistin e Inter-it.

Por ata që janë kundër çiftit duket se nuk do të reshtin të shfaqen. Së fundmi janë animalistët të cilët kanë kritikuar sulmuesin zikaltër dhe bashkëshorten e tij për veshjen e tyre në ndeshjen e parafundit të Inter, atë kundër Crotone.

“Materiali për të kritikuar Mauro Emanuel Icardi-n nuk mungon. Një djalosh shumë i paguar, që ka humbur sensin e realitetit. Por ne nuk na interesojnë thashethemet. Na intereson të vëmë në dukje veshjet e tij që janë pjesërisht të përbëra nga gëzofi i kafshëve të vrara. Këtë duhet ta dijë edhe ai. Edhe bashkëshortja e tij mban veshur shumë peliçe. Duam t’u kujtojmë atyre se peliçet sjellin fat të keq. Inter është një skuadër e madhe, por nuk po kalon një moment të mirë dhe ka fituar të dielën e kaluar kundër Bologna-s pa Icardi-n”.

Kjo ka qenë komunikata e publikuar në faqen “centopercentoanimalisti”, ku flasin për një mungesë ndjeshmërie të Icardi-t dhe bashkëshortes së tij kundrejt jetës së kafshëve. Por nuk ka mjaftuar me kaq, duke parë se fotografi të ndryshme janë ngjitur në kangjellat e “Meazza”-s. Edhe këtë herë Ëanda dhe Mauro nuk kanë kaluar pa u vënë re.

(e.k/BalkanWeb)