Trukimi i rezultateve është një fenomen jo i shpikur në Shqipëri dhe të prekur prej tij nuk janë vetëm vende të vogla, por siç të gjithë e dinë Greqia, Italia dhe së fundmi Spanja po krijojnë historinë e tyre në këtë plagë të futbollit.

Raportimet e fundit nga ‘reuters’ pohojnë se 10 persona në Spanjë janë vënë në pranga për shkak të manipulimit të ndeshjeve në “Segunda B”, kategorinë e tretë për nga rëndësia. Ndryshe nga Skënderbeu që hetimin e ka nisur UEFA, në Spanjë hetimet po zhvillohet nga shteti dhe në orët në vijim priten të arrestohen persona të tjerë.

Nuk është hera e parë që në Spanjë përfundojnë në burg për trukime ndeshjesh. Në prill të vitit të kaluar, kanë përfunduar 5 persona në pranga për manipulim në rezultatin e takimit.

Ndërkohë së fundmi u raportua edhe për rihapjen e çështjes së manipulimit të vitit 2011 ku e përfshirë është edhe skuadra e Sadikut, Levante.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: