Joana Gjuzi, ish-lojtarja e “Big Brother 6”, që u bë e njohur për historinë rozë që krijoi në lojë me Anaid Kalotin, edhe pse kishte të dashur jashtë shtëpisë, ndodhet sërish në situatë të komplikuar sentimentale.

Përveçse ka ndryshuar statusin nga “Married” në “It’s complicated” në Facebook, ajo shihet gjithmonë e më shumë në shoqërinë e miqve dhe pa praninë e Janit, bashkëshortit të saj që nga viti 2014, kur vendosi të ngjitej në altar pas shtatë vitesh lidhje.

Nuk dihen arsyet që e kanë çuar në prishje të martesës, për të cilën organizoi një ceremoni madhështore në Greqi, vendi ku Joana jeton prej vitesh. Koha kur ata vendosën të martoheshin përkonte me 7 muaj e 7 vite bashkë, periudhë që kishte kaluar edhe me ndarje e ribashkime, duke përfshirë edhe periudhën e hyrjes së saj në lojën e “Big Brother”. Ceremonia u organizua më 7 shtator në Athinë me rreth 250 të ftuar, mes të cilëve edhe ish-rivalë, që ajo i njohu në “Big Brother”.

Në listën e të ftuarve mungoi Anaid Kaloti, për të cilin Joana u shpreh në atë kohë në një intervistë për “Panorama” se: “S’kam fare komunikim me atë njeri dhe as dua të kem. Ai është mosmirënjohës pa kufi, ndaj nuk e meriton respektin dhe mirësinë time. Është e vërtetë që ia ofrova miqësinë dhe kuptova që s’e meritonte. Ndaj u tërhoqa. Shkurt nuk i përket nivelit tim, pasi ai s’di të bëjë gjë tjetër, përveçse të shesë imazhin e tij bukur, bukur, bukur. Shkurt person fals, i shtirur, e njoha më mirë pas ‘BB’. Jam pa fjalë…”.

Këto ishin fjalët që ajo tha për ish¬in, ndërkohë që nuk dihet se ç’mund të thotë tashmë për Janin, apo nëse është në tratativa për t’u ribashkuar. Pak para ceremonisë së martesës ajo u shpreh se kishte vendosur të martohej me këtë njëri pasi sipas saj: “Jani është partneri që çdo femër e ëndërron ta ketë në krah. Është ideali im, personi që më plotë¬son atë pjesë që mua më mungon. Madje, ajo kishte shkuar dhe më tej duke thënë se natën e parë të martesës do të nisnin fëmijën e parë në suitën me pesë yje ku do të shkonin për muaj mjalti.” Por sipas miqve të saj, ajo pushimet i kaloi këtë verë si beqare./panorama/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: