Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e 103-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Në mesazhin e urimit, Kerry shprehet se miqësia mes dy vendeve është e bazuar në vlera të përbashkëta. Sekretari amerikan i shtetit, çmon më tej kontributin e Shqipërisë për sigurinë.

“Në emër të Presidentit Obama dhe qytetarëve të Shteteve të Bashkuara uroj popullin shqiptar për 103-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, më 28 nëntor! Qëkur presidenti Woodrow Wilson mbështeti pavarësinë e Shqipërisë në 1919-ën, në Konferencën e Paqes së Parisit, vendet tona kanë punuar sëbashku për të krijuar një miqësi të qëndrueshme, e cila është e bazuar në vlera dhe respekt të përbashkët. Shqipëria ka një rol jetik në promovimin e paqes në rajon. SHBA-të çmojnë kontributin e Shqipërisë për sigurinë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Kerryt.
XHON KERRY LETER NISHANIT-FOTO
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: