TIRANE – Ndërsa Tirana është blinduar nga policia, në pritje të sekretarit amerikan John Kerry, policia e shtetit ka shoqëruar në komisariat, një djalë të ri, i cili po lëvizte në sheshin “Skënderbej”, me një çantë të dyshimtë në shpinë.

Pas verifikimeve në komisariat, policia njoftoi se djaloshi është një turist i huaj dhe në çantën e tij janë gjetur vetëm sende personale. Në përfundim të procedurave të kontrollit, i riu është lënë i lirë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb