Prej pak kohësh Joleza Koka, i është larguar Shqipërisë. Tashmë ish-kryetarja e FRESSH-it, ndodhet në SHBA ku po bën fushatë për kandidaten demokrate për Presidente të Amerikës, Hillary Clinton. Por duket se “bëmat” e Jolezës vijojnë edhe nga kjo “detyrë” e re që ka marrë.

Ka qenë një postim i saj në “Instagram”, që këtë herë ka tërhequr vëmendjen e mediave.

“Do të jetë i paharrueshëm çasti kur një president i zi do t’i shtrëngoj dorën në hyrje të Shtëpisë së Bardhë presidentes së parë grua”, ka shkruar ish-kryetarja e FRESSH-it, duke e etiketuar kështu Obamën si “presidenti i zi”.

joleza godet

(e.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: