TIRANË-Kryetarja e të rinjve socialistë Joleza Koka me cdo publikim që bën në rrjetin social, Facebook, përfundon lajm në media. Më e fundit është një tekst i shkurtër i shkruar nga Joleza qe percjell një shkrim britanik ku një kompani planifikon të japë pushime për vajzat gjatë kohës që ato janë me ciklin menstrual.
Joleza Koka shprehet publikisht për këtë rast në profilin e saj në “Facebook”. Sipas saj, kjo është një ide njerëzore që rrit eficencën në punë dhe respekton ciklin biologjik, por dhe ‘shpëtim’ nga shprehjet e rëndomta me këtëe rast.
“Ja një ide njerëzore, që do rriste efiçencën në punë, do respektonte ciklin biologjik dhe kreativitetin e stafit. E s’do dëgjonim më fjali si ‘mos i fol sot asaj se është më ato’, kur në fakt shumica e vajzave ndjejnë vërtetë dhimbje por janë të mësuara të mos bëjnë zë e të përpiqen të punojnë normalisht.

Ju ftoj ta lexoni këtë artikull”, shkruan Joleza duke publikuar linkn e ‘The Guardian’ mbi këtë temë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: