Me anë të një statusi në Facebook, kryetarja e FRESSH-it Joleza Koka sqaron mendimin e saj për punën në Call Center, ku shprehet se të punosh atj është skllavërim.

Sqarimi i saj erdhi pas disa komentesh ku ironizonte punën e një të riu në Call Center.

Statusi i plotë i Joleza Kokës:
“Pavarësisht se çështjes së të rinjve që punojnë në call center i dhanë jehonë portalet aksidentalisht, të cilat sigurisht unë si marr seriozisht, e kam me këto njerëz që janë mësuar vetëm të shajnë tër ditën. Një i ri që pranon të skllaverohet në një call center duhet ta vërë realisht në pikëpyetje të madhe të ardhmen e vet dhe të vendit dhe jo të harxhojë kohën duke sharë kë të mundet nëpër rrjete
sociale. Nuk do doja të bëja të ndihej keq asnjë njeri që punon se jemi të gjithë të rinj në një epokë qëështë e vështirë të jesh i ri ndaj na duhet më shumë solidaritet me njeri-tjetrin. Më shumë se
stërkëmbsha kemi nevojë ti japim një dorë një dorë njeri tjetrit”,-sqaron ajo.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: