TIRANE- Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka është vënë sërish në shënjestrën e komentuesve për një status të sajin në Facebook, ku prezanton telefonin e përdorur nga Obama në 2008 e vazhdon më pas me kritika ndaj ish-kryeministrit Berisha e pararendëses së saj, Elisa Spiropali.

“Telefoni i fushatës që po përdor sot është shumë i vjetër. Në fakt qenka telefon i përdorur për herë të parë në 2008 në fushatën ku fitoi Obama për herë të parë. I gjithë koncepti i vazhdimësisë është me shumë rëndësi për shtetformimin. Kushdo që vjen më pas e pasuron të tërën, nuk harxhon kohë dhe energji për ta ndërtuar nga fillimi. Sa e paimagjinueshme është ti lesh zyrat e shtetit ashtu si i la qeveria Berisha në ikje. Mbaj mend gjithashtu dhe sa të vështira ishin fillimet në fressh, që veç se nuk gjetëm asnjë listë anëtarësie nga ekipi i kaluar edhe zyra ishte boshatisur. Jam pa fund krenare që ekipi i ri ka mundësi të lulëzojë në një tokë të shëndetshme tani :))) dhe kryetari i ri nuk do të ketë më pengesa banale”,- shkruan Joleza.

Ka mjaftuar ky status që ndaj saj të plasin komentet e tipit: “Dhe çdo të thuash ti? Një dreq e merr vesh”, “Ti je rehat o goc”, “Haha kjo ose esh gjith kohen xurxull ose tallet me ne”.

Untitled

Joleza

Nuk kanë munguar as ironitë e tipit “Dhe telefoni paska fjetur me Obamën dhe është zgjuar, por ka edhe nga ata që e ftojnë të heshtë më mirë pasi ajo u bë e famshme vetëm me skandalin e saj. “T’i ishe kryetare vetëm kur bëre skandalin tënd” dhe “Bën mirë të heshtësh se na ke lënë me damkë”, i shkruan një tjetër.

komentet1-550x155

komentet2-550x161
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: