TIRANE – Zërat se Jonida Shehu do të rikthehet në një ekran të ri pas largimit nga Top Channel u shuan shpejt, që kur moderatorja e njohur nxitoi të deklaronte publikisht se për momentin nuk ka asnjë plan të ri dhe asnjë projekt konkret.

Duke i evituar reagimet dhe komentet në rrjetet sociale, Jonida ka zgjedhur ta kalojë në heshtje këtë periudhë derisa t’i dalë një mundësi që t’i interesojë dhe t’i pëlqejë.

Sot, Jonida ishte e ftuar në Tv Klan, në “Kush vjen për drekë” dhe nuk e anashkaloi pyetjen për largimin nga ekrani në të cilin punoi për shumë kohë.
“S’kam asnjë pishman për largimin nga Top Channel. Do doja të mos isha larguar, por nuk kisha zgjedhje tjetër” – tha Jonida.

Sa i përket rikthimit në ekran, moderatorja e njohur tha se nuk ka asgjë konkrete për ta ndarë me publikun, sepse akoma nuk ka vendosur asgjë.”Nuk është e thjeshtë që pas 16-vitesh në televizion të bësh një zgjedhje tjetër për një kohë të shkurtër.

Sepse në këto kushte, 2 muaj është një kohë e shkurtër për të bërë zgjedhjen e duhur. Nuk kam vendosur për zgjedhjen që do bëj, nuk dua të nxitohem, dua të plotësoj të gjitha kriteret që unë kam dhe sigurisht ato që bashkëpunëtorët kanë. Por është e sigurt një gjë, do bëj gjënë që më pëlqen, por kur të vijë koha”, -tha Jonida.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb