Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, pas miqësores së fituar nga Luftëtarit, ka dhënë një prononcim për mediat e pranishme në stadium. Në deklaratën e tij, ai vlerësoi cilësinë e futbollistëve të Luftëtarit si dhe bëri me dije se detyra e bardhebluve në pjesën e dytë të sezonit është që të afrohen me pikë me kreun e tabelës.

Për miqësoren
“Luftëtari ka cilësi brenda dhe mund të krijojë diferencën numerike me triblimet një kundër një dhe këtë e bëri si Bregu ashtu edhe lojtarët të tjerë. Ne kishim disa probleme në pjesën e parë në mënyrën sesi u shkallëzuam në qendër të mesfushës dhe në alternimin e mesit të fushës me tre mbrojtësat. Më tepër iu ruajta dëmtimeve sepse disa lojtarë nuk kanë kondicion të plotë. Do të mundohemi të rikuperojmë në këtë drejtim gjatë javës së mbetur.”

Për të rinjtë e provuar dhe merkaton
“Shumë të rinjve u jepet shansi në këtë formë, të cilin duhet ta shfrytëzojnë. Sigurisht pranvera nuk vjen me një lule, puna duhet parë në vazhdimësi. Ne tani për tani kemi këta lojtarë me të cilët duhet të përballojmë kampionatin. Unë nuk e di cfarë lojtarësh mund të më vijnë në ditët në vijim, prandaj flas për kontigjentin që kam në dispozicion. Unë nuk besoj te lojtarët e merkatos së janarit edhe kur kam qenë te skuadra të tjera nuk i kam aktivizuar gjatë pjesës së dytë.”

Për dëmtimin e Karabecit dhe shkëputjen e kryesuesve në renditje
“Është një mungesë që më ka shqetësuar shumë. Ky ishte fati i skuadrës dhe fati i tij. Uroj që të kthehet sa më shpejt. Një hendek me skuadrat e kreut përsa i përket pikëve e kemi ndaj detyra jonë është që gjatë pjesës së dytë të sezonit ta ngushtojmë këtë hendek”. /Panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: