Malazezi i Interit, Stefan Jovetiç, është një futbollist i klubit francez të Moanco-s. Futbollisti ka kompletuar transferimin e tij në “Ligue 1” me klubin e pricipatës i cili ka derdhur 11 mln euro te zikaltërit. Te Monaco Jovetiç do të mbajë veshur fanellën me numrin 10.
crop_exact_815051062
Kjo nënkupton se Kylian Mbappe është shumë pranë largimit pasi francezi këtë verë mori numrin 10 pas kalimit të Bernardo Silva te Manchester City. Për 18-vjeçarin thuhet se Paris SG ka mbyllur gjithçka për shifrën e 180 mln eurove por për momentin problem mbetet “UEFA” e cila po i monitoron për shkak të “fair play financiar”.

Jovetiç pjesën e parë të sezonit të kaluar ishte pjesë e Interit, ndërsa në janar kaloi në formë huazimi te Sevillia. Dëshira e futbollistit ishte që këtë sezon të tentonte sërish të bindte zikaltërit për aftësitë e tij, por këta të fundit zgjodhën t’a transferojnë në klubin e Monaco-s.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb