Ai dikur ishte aktori më popullor në Hollywood, me rolin e John Connoe në filmin Terminator 2:Dita e gjykimit, në vitin 1991.

Por 25 vjet më pas Edward Furlong, s’ka asnjë lidhje me aktorin e dikurshëm. 39 vjeçari është fotografuar në rrugët e Los Angeles, të enjten, në shoqërinë e e të dashurës së tij Monica Keena, në gjendje të mjerueshme.

Aktori është fotografuar nga paparacët i veshur me xhinse të grisura dhe një bluzë të bardhë të pistë, teksa dilte nga një supermarket.

Furlong, i cili ka shtuar edhe pak në peshë, ka pasur histori me abuzimin e substancave të ndaluara në të kaluarën.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: