TIRANE – Ngjyra e vitit?! Definitivisht lejlaja! Duhet ta keni kuptuar tashmë që ngjyra lejla sëbashku me të gjitha hijet dhe nuancat e saj është kthyer në një trend që nuk duhet humbur… Nëse jeni në grupin e personave që nuk besoni në fuqinë e kësaj ngjyre dhe në kombinimet që mund të bëni me të, fakti që kjo ngjyrë do “bëjë namin” nuk ju lumturon e ky lajm sigurisht që s’është më i miri që mund të merrnit sot shkruan Class.
-640-0-5aaa4c69ad9d8
Brenda këtij artikulli do të mësoni ta dashuroni ngjyrën më “fashion” të momentit e do të bëni dhjetra kombinime me të përgjatë gjithë vitit. Falë fotove të street style nga javët e modës kemi parë shumë nga tendencat më të reja dhe kemi kuptuar gjithashtu që të vishesh e tëra në lejla është një kombinim shumë interesant!

-640-0-5aaa4c6ae32e6

Mos kini frikë nga një kostum, fustan apo jumpsuit ne ngjyrë lejla, thyerja e saj me aksesorë është një “look” që nuk do t’ju zhgënjejë nëse e provoni. Por, cilat janë ngjyrat me të cilat mund të kombinojmë lejlanë?

-640-0-5aaa4c6c3e015

Ngjyrat neutrale domosdoshmërisht, e bardha, e zeza, grija… Ju mund të guxoni gjithashtu me ngjyra të ndezura, të verdhë ose portokalli, është koha të provoni për të krijuar stilin tuaj me një pamje më interesante.

c052193b-7ffa-48a0-a7b7-a0dc8d114843-640-360-0
Të gjitha koleksionet më të reja nga markat më të famshme në botë kanë nxjerrë veshje dhe aksesorë shumë interesante në nuancat e lejlasë, veçanërisht në çanta.
Për më shumë frymëzim, vajzat dhe bloggeret më të njohura në rrjetet sociale kanë diçka për të thënë në lidhje me këtë ngjyrë dhe kombinimet rreth saj.

come-abbinare-il-viola

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb