Soda e bukës bikarbonate ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve therëse të shkaktuara nga infeksionet e traktit urinar. Këto infeksione, të shkaktuara nga bakteret, shkaktojnë inflamacion dhe irritim në fshikëzën e urinës dhe uretër, tubi që mban urinën në trup, prandaj lind nevoja për urinim të shpeshtë.

Soda e bukës neutralizon urinën dhe e bën atë më pak acidike, shkruan “shëndeti”, duke ndihmuar kështu në lehtësimin e dhimbjeve therëse.

Tretni gjysmë luge çaji sodë buke bikarbonate në ujë dhe konsumojeni të paktën dy herë në ditë.

“Edhe pirja e shumë lëngjeve ndihmon në këtë rast, duke qenë se ato nxjerrin jashtë bakteret që shkaktojnë infeksione.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb