Kolla, bronkiti dhe laringiti janë mëse të zakonshme në këtë sezon. Tani ka filluar ajo periudhë e vitit ku bakteret dhe infeksionet virale po lulëzojnë dhe kjo na bën ne viktima të mundshme të kollës dhe bronkitit.

Bronkiti është një inflamacion i mushkërive që ndodh për shkak të infeksioneve virale, gripit ose të ftohtit. Kjo situatë çon në një kollë të thatë ose normale, por të vazhdueshme, e cila mund të zgjasë nga disa ditë deri në 2-3 javë. Si të rinjtë ashtu dhe të rriturit kanë gjasa të njëjta për t’u sëmurur, shkruan ‘shendeti.al’.

Nëse i drejtoheni kurave mjekësore dhe përdorni antibiotik çdo herë që do të sëmureni, do t’i hapni më shumë probleme vetes. Si dhe nga ana tjetër do të rrisni rezistencën dhe do jeni shkaktar për mutacionet e patogjeneve ndaj antibiotikëve. Ne rekomandojmë të provoni kura natyrale që ndihmojnë organizmin të luftojë këtë gjendje pa asnjë efekt anësor.

Si ta përgatisni:
Zjeni 250 ml qumësht. Lëreni këtë të fundit të ftohet në temperaturën e dhomës. Më pas shtoni një lugë të vogël me gjalpë dhe një me mjaltë. Përziejeni mirë dhe shtoni një të verdhë veze të pjekur si dhe ¼ e lugës me sodë buke.

Kjo është një kurë shumë efektive jo vetëm për kollën, por mund të shërojë me sukses bronkitin, laringitin si për fëmijë ashtu dhe për të rritur. Duhet ta merrni këtë kurë përpara se të flini, për të paktën 5 ditë rresht, në mënyrë që të përftoni një rezultat sa më të mirë.

Një mënyrë natyrale për të shpëtuar nga gëlbaza
Ngrohini përbërësit e mëposhtëm dhe i pini gjatë ditës, gjysmën në mëngjes dhe gjysmën në mbrëmje.

Dy lugë vaj ulliri
Dy lugë lëng limoni
Dy lugë ujë
Një lugë mjaltë
Do të merrni rezultate të mira nga kjo kurë e përgatitur në kushte shtëpiake.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: