TIRANË- Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka sjellë sot pjesën e dytë të filmit me personazhe të politikës për të treguar sipas tij, historikun e qeverisë Rama nga viti 2013 deri në vitin 2018.

Një ditë më parë u publikua pjesa e parë e kësaj videoje me personazhe të animuara që interpretojnë kryeministrin, ministrat, personazhe të botës së krimit dhe liderë të opozitës. Në dialogun e videos së sotme është futur edhe kryeprokurorja Arta Marku.

“Pjesa e parë tregoj të vërtetën e padiskutueshme të qeverisë së drogës dhe përballjes frontale të opozitës dhe lidershipit të saj me guxim dhe dinjitet për interes kombëtar. Por shqiptarët duhet të dinë se çfarë po ndodh sot në realitet nën qeverisjen e drogës, krimit dhe depresionit. KJO ËSHTË E VËRTETA”, shkruan Balliu.

PJESA E DYTË
Historiku i qeverisë Rama nga 2013-2018
Rama merr 74 mandate
– Saje duhet të ikësh!
– Po ika unë do t’ju marr me vete dhe do i tregoj të gjitha.
– Po e lamë Tahirin do i tregojë të gjitha ai. Vjedhjet në buxhet, për ty Beno dhe për Beqajn për Mimin dhe Erjonin, se thotë që Erjoni ia futi. Plus do tregojë edhe për mua.
– Ta mbrojmë!
– Bo, bo, bo…
Nuk ka marrëveshje, këta janë kriminelë!
– Të marr kryeprokurorin.
Zgjedhja e Kryeprokurores nga maxhoranca pa vetting.
– Ju solla çështjen.
– Shih Tahirin atë bëj.
– S’ka kthim mbrapa, do rikthejmë mirëqenien për qytetarët.
– Ça do bëjmë tani, po na kapin.
– Ti ke Kryeprokurorinë.
– Pse ke frikë?

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb