Në moshën 56 vjeçare Julianne Moore mbetet një nga femrat më të bukura të Hollywood-it.
Eleganca dhe joshja e saj unike e dallojnë nga cdo artiste tjetër. Nënë e dy adoleshentëve, edhe pse i ka kaluar të 50-at, ajo nuk heq dorë nga përdorimi i armëve të saj joshëse.
Për këtë motiv ajo është zgjedhur si ambasadore për FLORALE BY TRIUMPH.
Në foto Juliane është shfaqur me të brendshme tyli të zi dhe të kuqe, duke luajtur me një pelerinë.
Artistja Liv Tyler, 40 vjec është një ikonë autentike rock, ku edhe ajo është protagoniste e fushatës TRIUMPH ESSENCE. Liv tregon trupin e saj të parrezistueshëm.
Tyler është prej vitesh në një liri totale estetike dhe për këtë motiv nuk e ka fshehur trupin e saj as gjatë shtatzënisë.
Ajo i ka bërë format e saj një pikë force duke ritheksuar kështu konceptin që bukuria nuk ka masë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb