Julio Cesar do të kujtohet gjithmonë si një nga ‘heronjtë’ e ‘tripletës’ së Interit, por portieri ka qenë i suksesshëm jo vetëm me zikaltërit, por edhe më kombëtaren. Së fundmi, për mediat braziliane ai ka rrëfyer një mesazh interesant që i ka ardhur nga Mourinho në 2013.

Në atë kohë Cesar fitoi Kupën e Konfederatave me Brazilin në finale kundër Spanjës, të cilën e mundën 3-0. Si rrjedhojë, jo vetëm e kësaj sfide, Cesar u shpall portieri më i mirë i kompeticionit, por në momentin që mori çmimin ai kishte veshur bluzën e Casillias, të cilën e kishte si nderim për karrierën e pabesueshme që rivali kishte.

“Kur u ktheva në dhomat e zhveshjeve pashë një mesazh të Mourinho-s në celularin tim ku shkruhej ‘A je i çmendur. Është Casillias ai që duhet të veshë fanellën tënde dhe jo ti të tijën’. Dhe më tha se unë me një dorë të vetme prisja më shumë se Casillias”, ka treguar Cesar, i ftuar në një emision televiziv në Brazil.

“Më pas Iker erdhi për të më falënderuar për gjestin në dhomat e zhveshjeve, foli me mua dhe i thashë se duhej të përballej me Mourinho-n, një person i vështirë, pro të cilin duhej ta përballonte. Murinho-s i pëlqen gjithmonë të përplaset me lojtarët që cilësohen si yjet në ekipet që drejton”, ishin fjalët e ish-portierit brazilian.

Kujtojmë se Casillias para se Mourinho ta ulte në stol ishte një nga futbollistët më të mirë në Spanjë, dhe në mënyrë absolute portieri më i mirë. Pavarësisht se portugezi e uli në pankinë Casillias vijonte të ishte titullar me Kombëtaren.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb