GJERMANI- Kriza e refugjatëve në Europë do të zgjasë me vite, theksoi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker duke theksuar se nuk kishte asnjë iluzion lidhur me këtë çështje.

“Kjo krizë e refugjatëve do të zgjasë disa vite. Nuk kam asnjë iluzion që kjo që po përjetojmë në këto momente do t’i përkasë së shpejti të kaluarës”, theksoi ai në një konferencë në Pasau, në jug të Gjermanisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb