President i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka qënë kategorik kur i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të mos nxisë vende të tjera të BE-së të imitojnë Brexit-in me argumentin se shpërbërja e BE-së mund të bëhet shkak për luftë në Ballkanin Perëndimor, shkruan prestigjiozja “The Financial Times”.

62 vjeçari Juncker mësohet t’i ketë tërhequr vëmendjen Trumpit gjatë një takimi me zëvendës presidentin amerikan, Mike Pence në Bruksel.

“Mos e thoni më këtë, mos i nxisni të tjerët ta largohen nga BE-në, sepse po qe se Bashkimi Evropian bie, do keni luftë të re në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian ka theksuar rëndësinë e integrimit të rajonit në BE. “Nëse i lëmë vetëm, Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë, do të kemi luftë sërish”.

Presidenti i Komisionit Evropian Juncker do të vizitojë Uashingtonin muajin që vjen, por, nga fjalët dhe toni i intervistës së tij, duket se ka pak shpresa se do ta takojë Presidentin Trump.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb