SHKUP– Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka nisur vizitën e tij në vendet e Ballkanit perëndimor, i shoqëruar nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn. Juncker ka vizituar fillimisht Maqedoninë, ndërsa pasdite pritet të mbërrijë në Tiranë për të vijuar në Serbi, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinë e Bullgari.

Gjatë konferencës me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, Junker u shpreh se sot nuk ka ardhur për të caktuar datën e hapjes së bisedimeve me BE-në, por për të thënë se Maqedonia është në rrugë të drejtë. Gjithashtu presidenti i KE nuk ka preferuar të flasë për çështjen e emrit duke thënë se ajo është një çështje që duhet të zgjidhet nga vet Maqedonia dhe Greqia.

Ky turne i Junker e Hahn që nis nga 25 shkurti dhe përfundon më 1 mars, bëhet për të prezantuar strategjinë e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Javë më parë, Komisioni Evropian, prezantoi Strategjinë e re të Zgjerimit, ku afate të qarta kohore për anëtarësim në BE, iu dhanë vetëm Malit të Zi dhe Serbisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb