Juristja e njohur Eni Çobani që moderon edhe rubrikën “Shihemi në gjyq” tek e “Diela shqiptare” në këto ditë të nxehta gushti ka zgjedhur të pushojë pranë detit, por diçka e ka trazuar.

Zonja Eni, siç e njohim të gjithë iu referohet shkrimeve në media apo në rrjetet sociale ku sheh, mllef, negativitet dhe shfryre dhe me sa duket nuk është fare dakord. Ajo thotë se kjo periudhë e vitit duhet t’i shërbejë gjithsecilit prej nesh për tu qetësuar e buzëqeshur, për të menduar me pozitivitet.

Duke iu drejtuar ndjekësve saj në Instagram, por edhe gjithë shqiptarëve juristja e njohur thotë se jeta është tepër e shkurtër, prandaj dashuroni njerëzit që ju respektojnë, falini ata që nuk e bëjnë këtë dhe besoni se çdo gjë në jetë ndodh për një arsye.
Eni

20527169_844116739080418_1329312476_n
STATUSI I PLOTË
Edhe pse dite pushimesh per shume prej nesh kam lexuar keto dite shfryerje, mllefe, dhe negativitet te panevojshem ne nje periudhe te vitit ku gjithsecili nga ne duhet te qetesohet te buzeqeshe dhe te mundohet te mendoj vetem per gjera te bukura dhe plot pozitivitet. Nuk mendoni se ka ardhur koha te shihni te ardhmen e diteve tuaja sesa te perflisni zgjedhjen e jetes qe duan te bejne te tjeret. Jeta është tepër e shkurtër që një ditë të zgjoheni të penduar. Për këtë, dashuroni njerëzit që ndaj jush sillen me respekt. Falini ata që nuk e bëjnë këtë dhe besoni se gjithçka në jetë ndodhë me arsye.
E juaja me respekt Eni.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: